Tronditet Fieri, 3 të rinj tentojnë të përdhunojnë të miturën (emrat)

Një ngjarje e rëndë raportohet nga policia e Fierit ku tre djem të rinj, kanë marrë me forcë një vajzë 13 vjeçe, e kanë futur në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar ta përdhunojnë.
Janë arrestuar:
1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë.

Share With:
Translate »
489 Views