Babai e la në baltë Meghan Markle 6 ditë para dasmës, reagon familja mbretërore

Më në fund thyen heshtjen! “Kensington Palace” publikoi një deklaratë për mediat në emër të Princit Harry dhe Meghan Markle lidhur me situatën me babanë e saj, Thomas Markle.

“Ky është një moment personal për Markle në ditët e para të martesës së saj”, tha një zëdhënës në një deklaratë, të hënën. “Ajo dhe Princi Harry kërkojnë përsëri mirëkuptimin dhe respektin për të përkrahur Markle në këtë situatë të vështirë”.

Një ditë më parë babai i saj Thomas u kap mat duke bërë një komplot me paparacët dhe sipas mediave, 73-vjeçari nuk do të shkonte në dasmën e të bijës. Më 4 maj, zëdhënësit thanë se ai jo vetëm që do të merrte pjesë në dasmë, por do ta shoqëronte të bijën drejt altarit.

Thomas u tha paparacëve se ishte penduar që kishte marrë atë vendim, duke e cilësuar veten “budallallëk”. Ai u kishte kërkuar paparacëve ta fotografonin dhe t’ua shisnin fotot tabloidëve.

Sipas Thomas, nuk do të kishte asnjë dëm për Meghan apo familjen mbretërore nëse ai kishte bërë marrëveshje me agjencitë fotografike, por ai pranoi se fotografitë dukeshin “të shëmtuara”. Ai gjithashtu tha se iu ofrua një shifër nga 50 deri 100 000 dollarë për intervista, por i ka refuzuar të gjitha.

Thomas zbuloi se kohët e fundit ka pësuar një infarkt në zemër dhe nga kontrolli që bëri për të parë nëse mund ta përballonte dasmën, mësoi se ishte e vështirë. Sidoqoftë, Thomas tani ka vendosur të mos shkojë, sepse nuk dëshiron ta turbullojë Meghan ose familjen mbretërore.

Një burim pranë Meghan tha për “Us Weekly”, se nusja e ardhshme është e mërzitur dhe e shqetësuar nga gjithë këto situata.

“Ajo nuk do të lejojë asgjë që të shkatërrojë ditën e saj dhe po përpiqet të fokusohet te fundjava”, shpjegoi burimi.

Share With:
Translate »
751 Views