Djali dhunon prindërit e moshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një çift të moshuarish janë dhunuar nga djali i tyre.
Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me inicialet Xh.P. 43-vjeç pasi në banesë ka dhunuar prindërit e tij me inicialet N.P. dhe L.P. përkatësisht 75 dhe 70-vjeç.
Të moshuarit kanë njoftuar policinë e cila ka bërë prangosjen e djalit.
Nuk dihen ende motivet që çuan djalin të dhunojë ata që e sollën në jetë.
Ajo që është shqetësuese është fakti se fenomeni po njeh vetëm rritje.
Çdo ditë policia raporton raste kur prindërit dhunohen nga fëmijët e tyre.