Humb jetën 12-vjeçarja që u helmua një ditë më parë
12-vjeçarja nga Vau i Dejës, që një ditë më parë u vetëhelmua me fostoksinë, ka ndërruar jetë.
Policia e Shkodrës bëri me dije se 12-vjeçarja, menjëherë pas ngjarjes u transportua për në spital.
Por ndihma rezultoi e kotë, pasi e vogla ndërroi jetë.
Tashmë është hapur një hetim nga prokuroria mbi këtë çështje.
Lënda që dyshohet si fostoksinë është dërguar për ekzaminim.
Ndërkohë, organi i akuzës po heton se si ka arritur që ta siguroje 12-vjeçarja, dhe se kush janë përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike.