Polumbarët gjejnë trupin e 12-vjeçarit të mbytur në liqenin e Farkës, dëshmojnë shokët
Një fëmijë 12-vjeçar është mbytur në liqenin e Farkës. Mësohet se fëmija i mitur, Daniel Delia kishte shkuar tek liqeni për t’u larë më shokët, por pas zhytjes nuk ka mundur të dal më në sipërfaqe.
Pas 1 ore nga ngjarja trupi Daniel Delias u gjetë i pajetë nga poluombarët, të mbërritur pak minuta pas ngjarjes.
Të tronditur për ngjarjen e rëndë, dy vogëlushët thanë se shoku i tyre ishte zhytur në ujë, pasi kishte rrëshqitur në barishte dhe më pas nuk e kishin parë më.
“Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”, thanë dy shokët e viktimës para oficerëve të policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë.

Informacion i policisë
Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur. Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.