Rriten pagat për edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve, ja sa do marrin

Nga ky muaj, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta dhe më dinjitoze. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës.

Veliaj deklaroi se sot çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private.

“Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin edukatoret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t’i falenderoja shumë për sakrificën”, – tha Veliaj.

Projektet “Adopto një çerdhe” dhe “Adopto një kopsht” ishin dy nga programet më të bukura, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të treguar se prioriteti i Bashkisë ishin fëmijët e Tiranës dhe gjenerata tjetër.

Share With:
Translate »
1183 Views