Flet prifti që gjuajti me shuplakë vogëlushin gjatë pagëzimit «Nuk është ashtu si duket, unë po e përkëdhelja»
Prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe Youtube po qarkullon një video e pazakontë që ka shkaktuar një valë zemërimi dhe indinjate tek të gjithë ata që e kanë parë. Në videon amatore, që me siguri është realizuar nga një prej të pranishmëve në sallë, shfaqet një prift i moshuar i cili dhunon një fëmijë të vogël gjatë ceremonisë së pagëzimit. Fillimisht nuk dihej asnjë e dhënë për të, por tani 89-vjeçari është ientifikuar. Ai quhet Jacques Lacroix dhe videoja virale është realizuar më 17 qershor gjatë ceremonisë së pagëzimit të një 2-vjeçari në kishën ”Sainte Medeleine” në Champeaux. Në pamundësi për ta bërë të pushonte djalin e vogël, prifti i gjuan me shuplakë, madje edhe në momentin që babai i djalit përpiqet ta marrë në krahë, ai nuk e lëshon dhe i ka thonjtë të ngulur në faqen e tij.