Motra dhe rivale, Gigi Hadid tregon si është ta kesh Bella-n konkurrente

Ju mund të mendoni se kur dy motra janë rivale pasi janë në të njëjtin profesion, mes tyre mund të ketë xhelozi dhe konkurrencë. Mirëpo, nuk është gjithmonë kështu. Motrat Hadid sado të famshme të jenë dhe sado njerëzit pëlqejnë njërën më shumë se tjetrën, sërish për to vjen e para familja.

Motra e madhe, Gigi Hadid ka treguar në një intervistë për Revistën V, se ajo dhe Bella janë mbeshtetëset më të mëdha të njëra-tjetrës. Ajo është shprehur se është shumë komode ta kesh motrën në të njëjtin profesion, pasi kuptohesh shumë mirë me të.

“Unë përfundimisht e dua këtë gjë. Është vërtet e rrallë që dy motra si unë dhe Bella të jenë në të njëjtin profesion”,-është shprehur Gigi Hadid.

Ajo ka shtuar më tutje duke thënë se është shumë me fat që ka në punë një pjesë të familjes.

“Jam me fat. Ne jemi fanset më të mëdha të njëra-tjetrës. Është një gëzim i madh për mua që të shohë motrën timë të shkëlqejë dhe ndihem aq mirë kur e ndihmoj”,-ka thënë Gigi.

Për ta mbyllur disi me humor “rivalitetin” mes tyre, Gigi është shprehur se ajo dhe Bella nuk konkurrojnë aspak me njëra-tjetrën. E vetmja garë që ka mes tyre…janë gatimet e pushimeve!

Share With:
Translate »
879 Views