Babai i divorcuar rrëmben të bijën dhe i merr jetën

Për të, ideja se vajza e tij Kamaya vetëm 1 vjeçe, të jetonte me ish-gruan e tij dhe jo me të, ishte e padurueshme. Aq sa e bëri të rrezikshëm, duke rrëmbyer vajzën dhe duke u larguar.

Një ngjarje e rëndë e përfunduar në tragjedi këtë të enjte, ku burri rrëmbeu vajzën, njeriun që thoshte se donte më shumë në jetë, e vrau dhe më tej i dha fund jetës.

Me probleme dhe në të kaluarën për dhunë në familje, 23-vjeçari Lavonta Lloyd, kishte tentuar edhe një herë që ta merrte Kamaya nga e ëma, Kimberly Outlaw. Të hënën që lamë pas, kishte shkuar në kopsht pa leje, por në mbrëmje vogëlushja u kthye në shtëpinë e nënës në Cruger të Mississippi, SHBA. Gruaja po atë ditë e denoncoi ish-bashkëshortin për dhunë në familje.

Por pavarësisht kësaj, Lavonta ishte paraqitur sërish të martën në shtëpinë e Kimberly, duke bërë që ajo të lajmërojë policinë. Të enjten në mëngjes, ai u rikthye sërish në shtëpinë e së bijës, ku arriti ta marrë, duke kërcënuar ish-gruan dhe duke qëlluar me armë në ajër, deri sa u largua me makinë. Që nga ai moment nga ana e policisë nisën kërkimet për gjetjen e tij.

Por Lloyd doli nga rruga dhe u fut në një zonë të izoluar ku vrau të bijën Kamaya dhe më tej shkrepi armën drejt vetes.

Share With:
Translate »
720 Views