Ndërrimin e pelenës gjatë natës, ja si ta bëni më lehtë
Ndërrimi i pelenës gjatë natës është proces i vështirë si për ty dhe për beben.
Këshillat e mëposhtme janë të vlefshme për këto kohë të vështira:
Përpara se të flesh do të ishte ide e mirë të vendosësh çdo gjë që të duhet për ndërrimin e pelenës në vendin ku do të ndërrosh pelenën (pelenën, pecetat e lagura, kremin, peshqirin, mbulesën/çarçafin që vendoset poshtë, rroba të pastra etj).
Sigurohu që dritat janë shumë të ulëta në dhomë, pasi ndryshimi nga errësira në dritë mund të tërheqë dhe të zgjojë beben.
Nëse zgjedh të pastrosh beben me pecetë, duhet ta mbash atë në dorë për pak momente në mënyrë që të marrë temperaturën e trupit tënd dhe nuk e zgjon beben.
Këndo një ninullë për ta mbajtur të qetë.