Kanë bashkë dy fëmijë, ja sa ëmbël i drejtohet Manjola Nallbani bashkëshortit

Ajo është një këngëtare shumë e njohur dhe mund të konsiderohet një divë e muzikës shqiptare.
Një këngëtare që gjithmonë vjen me prurje të reja, gjithmonë shumë aktive në muzikë. Manjola Nallbani vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të mira shqiptare.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ajo foli për klipin e saj më të ri në muzikë dhe projekte të tjera muzikore. “Ti je fati im” titullohet kënga më e re e saj shoqëruar edhe me një klip.

Gjatë bisedës me moderatoren Rudina Magjistari këngëtarja iu përgjigj edhe pyetjes nëse kjo këngë i dedikohej bashkëshortit të saj:

Natyrisht nëse unë nuk do të ndjeja dashuri për Sokolin, i cili është gjysma ime, është fati im, nuk do kisha inspirim dhe nuk do të kisha motiv për të shkruar dhe për të tjerët. Sepse natyrisht kur ti bën një këngë, arti bëhet për gjithë të tjerët që t’ia këndosh edhe dashurisë apo gjysmës së publikut”, tha Nallbani duke nënvizuar që teksti i këngës është krijuar nga ajo vetë.

Share With:
Translate »
911 Views