Fëmijë të famshëm spostohuni, këto janë mamatë VIP që kanë pushtuar showbiz-in shqiptar
Fillimisht ishin fëmijët e tyre! Ata për të cilët mediat shkruajnë pa hezitim, u dedikojnë artikuj, foto, intervista dhe gjithçka sillet rrotull rreth tyre dhe stilit të jetës. Dikush i njohur në muzikë, e të tjerë në zhanre të tjera të artit, por edhe në botën e televizionit dhe modelingut, këto vajza janë sigurisht të famshme dhe figura shumë të dashura për publikun e gjerë.
Por, në këtë pikë të karrierës, kur gëzojnë statusin e personave të famshëm, që nëse kalojnë në rrugë aty afër teje nuk ka shans të mos të kthesh kokën, apo nëse postojnë një foto a video, nuk mund të mos i bësh like, duket se ka persona brenda familjes që me gjasë mund t’jua zënë vendin. Dhe këto janë mamatë e vajzave VIP shqiptare! Janë të bukura, simpatike dhe shumë pranë jetës së fëmijëve të tyre, me plot gojën mund të themi që ato e kanë marrë famën pikërisht nga vajzat e tyre. Si psh; mami i Dua Lipës, e Rita Orës, apo mamatë e Almeda Abazit, Enca Haxhiajt, motrat Viola dhe Petrula Spiro e disa të tjera, janë sot mamatë më protagoniste të showbiz-it tonë.
Jeni gati edhe ju që t’i njihni bashkë me ne?! Janë zonja sharmante dhe ajo shprehja tipike shqiptare, ‘më mirë e ëma se e bija’ zë vend më shumë se kurrë!
Vera Ora, mami i Rita Orës
Mami i Viola dhe Petrula Spiros
Mami i Rashel Kolanecit
Roberta Mone, mami i Megi Ndokaj
Afërdita Dreshaj me mamin dhe motrën
Adelina Tahiri me mamin dhe motrën