Lule në facebook për të qenë mirënjohës
Disa muaj më parë Facebook ndryshoi reagimet për një status apo një foto.
Nëse me parë thjesht mund të klikoje “Pëlqej”, me shenjën me gishtin e madh lart, filloi dhe ndarja e reagimeve me emoji, ku mund të shprehje keqardhje, habi, inat të qeshje, apo një zemër për dashuri.
Së fundmi këtij reagimi i është shtuar edhe një lule vjollcë, kuptimi i të cilës është për ditën e Nënës, më 14 maj. Përkrah saj shkruhet ‘mirënjohje’. Dita e Nënës festohet në më shumë se 80 vende të botës të dielën e dytë të majit, pra, data e saj nuk është e përcaktuar.