Pas fotos së vajzës, Rudina Magjistari pozon për herë të parë me rroba banjo
Me siguri, që kjo do të jetë vera që do të mbahet mend gjatë, sidomos për moderatoren e njohur Rudina Magjistari. Nga dita e djeshme, edhe sot, ajo na ka treguar disa detaje të panjohura deri më sot, për të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj virtual. Ne nuk e njihnim me fytyrë të bijën e Rudinës, jo më larg se dje, kur ajo vendosi që ta na prezantojë me Mian bukuroshe.
Ndërsa po shijon pushimet familjare, me partnerin dhe të bijën, për herë të parë sot prezantuesja e dashur për publikun na ka treguar një imazh disi më të guxuar, e shumë më ndryshe nga fotot me të cilat jemi mësuar ta shohim deri më sot. Me imazhe nga studio televizive në Tv Klan, apo foto tjera interesante, teksa sot me rroba banjo, Rudina duket po kaq bukur.