Këlyshët e porsalindur shpëtohen nga qesja plastike që ishte hedhur në shkurre
Një grua gjeti dhe shpëtoi një grup këlyshësh të porsalindur, të cilit ishin futur në një qese plastike dhe ishin hedhur në shkurre si të ishin mbeturina.
Sussanna Bergamaschi po shëtiste në Norma të Italisë, kur një tjetër këmbësor i tërhoqi vëmendjen asaj duke i treguar qesen plastike tek shkurrja.
Ajo e hapi qesen dhe brenda saj pa këlyshët e vegjël të cilët nuk ishin në gjendje të hapnin as sytë e ndërsa dridheshin nga frika e asaj që kishin kaluar.
“Isha jashtë duke ecur me një mik dhe një këmbësor erdhi tek ne duke na thënë se kishte dëgjuar zhurma tek një shkurre. Ecëm rreth shkurres dhe gjetëm një qese plastike. E hapëm atë dhe pamë se brenda ishin futur disa këlyshë të porsalindur. I kam marrë me vete në shtëpi, dhe aty do të fillojë jeta e tyre e re,” u shpreh Sussanna.


