“Shndërruam spitalin në shtëpi, sepse shtëpia jemi ne të pestë” letra motivuese për gruan me tumor
Gjithmonë e kam ditur se do të ishe një nënë e shkëlqyer ! E rritur në një familje të madhe, duke qenë më e vogla e shtëpisë gjithmonë e kam ditur se ëndrra jote ka qenë që dhe ti të kishe një familje të madhe! Fëmijët tanë të kishin motra e vëllezër e të mos rriteshin të vetëm. Dhe ëndrra jonë u realizuar duke u bekuar me tre fëmijë. Duke të parë teksa i dashur atë fëmijë, pa më të voglin kusht, duke qëndruar zgjuar për netë me rradhë, duke i edukuar më bën të bie në dashuri me ty gjithmonë e më shumë. Kanë qenë ato ditë të vështira që na kanë afruar më shumë si çift dhe nuk kemi lejuar ne që të ndodhte e kundërta.
Gjëja më e vështirë që më ke bërë të kalojë, ishte diagnoza jote me një lloj të rrallë tumori. Nuk e mendoja kurrë se do të shihja tek hiqje ato dhimbje e të luftoje për jetën tënde. Trajtimet rraskapitëse të kanë rrëmbyer kohën që t’i kaloje në shtëpi me mua e 3 ëngjejt tanë. Megjithatë spitali u shndërrua në shtëpinë tonë, sepse nuk kanë rëndësi muret, pikturat apo divanët, shtëpia është ku jemi ne të pestë. Forca dhe besimi jot ka qenë i admirueshëm dhe unë të adhuroj për këtë.
Unë jam aq krenar për ty, dhe nxitem nga pozitiviteti jot, për mos ta lënë veten të bie në dëshpërim. Je forca jonë, kur duhet të ishim ne për ty. Je frymëzimi dhe jemi të bekuar që të kemi në jetë. Ke qenë aq e guximshme sa e ke ndarë historinë tënde me të tjerët, për të ndihmuar këdo që po kalon një përvojë të ngjashme.
4 djemtë e ty, 3 vogëlushët dhe unë të duam më shumë nga se fjalët mund ta përshkruajnë.
Gezuar Diten e Nenes (13 maj 2018)
Me dashuri Mark
