Infeksionet e lëkurës, dermatologët apel prindërve: Bëni kujdes me higjenën

Temperaturat e larta, frekuentimi i pishinave dhe mungesa e higjenës kanë rritur ndjeshëm infeksionet dhe patologjitë e lëkurës sidomos në moshën pediatrie. Mjekët dermatologë rekomandojnë prindërit të bëjnë kujdes me higjenën dhe mbrojtjen nga ekspoziomi në diell i fëmijëve të tyre.

Irritim lëkure, pucër, herpes, cilëndo shenjë evidentoni në lëkurën e fëmijës, mjekët rekomandojnë ti drejtoheni speicalistëve për shkak të infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme që janë prezente në këtë sezon.

Erjona Shehu: “Unë do bëja një apel që çdo lloj ndryshimi në lëkurën tonë apo të një fëmijë, të një të moshuari apo të moshës së mesmeduhet të referohet menjëherë tek mjeku përkatës. Çdo problematikë duhet të trajtohet. Nga gjëja më e vogël mund të shkohet në situata të pakëndshme. 

Nëse fëmjët janë nën mjekim me një produket të caktuar, antibiotik apo antipiretik që ulin temperaturën, ju lutemi prindërve që në mënyrë absolute të mos i mbajnë të ekspozuar gjatë kohës që janë në trajtim në diell. 

Medikamentet kanë aftësinë që përpos të riparojë targetin për të cilin po përdoren edhe të ulin mekanizmat mbrojtës në disa struktura të sistemit tonë mbrojtës.”

Dermatologia Erjona Shehu thotë e frekuentimi i pishinave, papastëritë në të, neglizhenca e higjenës ka rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me probleme të lëkurës.

Erjona Shehu: “Infeksinonet bakteriale, sidomos në popullatën pediatrike hasen në një numër shumë të madh për shkak të kontaktit të pakontrolluar që kanë fëmijët me njëri-tjetrin. Impetigo është infeksioni më i shpeshtë që hasim dhe vjen si pasojë e kontaktit fizik fëmijë me fëmijë apo përdorimi i ambjenteve të përbashkëta. 

Duke nisur që nga shtretërit që përdoren buzë detit, apo kontakti nëpër pishina, përdorimi i peshqirëve të përbashkët etj. Infeksionet mykotike gjithashtu nuk ngelen jashtë gamës së patologjive që duhet të përmendim. Vijnë si rezultat i ekspozimit gjithashtu të madh të lëkurës sonë në ambjente të përbashkëta, mund të haset më shpesh pranë pishinave.”

Nuk duhet të ketë vetëmjekim.

Erjona Shehu: “Ka një mentalitet shumë të gabuar, shumë problematik për shëndetin e popullatës në përgjithësi që kushdo mund të mjekojë gjithçka, përfshirë ambjentin e kafenesë. Nuk duhet ti referohemi thashethemit, nuk duhet të shkojmë me vrap tek Google për të bërë kërkime për të gjetur diagnozën dhe më pas trajtimin.”

Një vlerësim i gjendjes së lëkurës së fëmijëve dhe të rriturve duhet të bëhet përpara se të nisin pushimet tuaja për të përcaktuar mbrojtjen që ju duhet dhe për të shmangur incidentet e padëshiruara.

Share With:
Translate »
731 Views