Masakra në Selenicë, shuhen dy familje, viktima gra dhe fëmijë

Shumë prej viktimave të masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës janë gra dhe adoleshentë të moshave 14 ose 16 vjeçar. Megjithëse nuk është bërë ende identifikimi i plotë i tyre, paraprakisht dyshohet se dy familje janë shuar.

Viktimat jane me mbiemer Zykaj.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj thotë se nga komunikimi me kryebashkiakun e Selenicës, Përparim Shametaj, disa prej viktimave janë në moshë shumë të re dhe gra. Dy familje janë shuar nga breshëria e automatikut të 24 vjeçarit.

Ndërkohë, pritet një konfirmim zyrtar për numrin e të plagosurve, që deri më tani dyshohet të jenë 6 persona.

Gazetarja jone informon se viktimat jane nga dy familje, te cilat mendohet se jane shuar teresisht, (prinderit dhe femijet) ndersa te plagosur jane pjesetaret e familjes se trete, te gjithe pjesetare te fisit Zykaj.

Share With:
Translate »
777 Views