Përse është me rëndësi numërimi i lëvizjeve të bebes në bark?

Ndjekja e lëvizjeve të bebes në bark është e lidhur me zvogëlimin e numrit të lindjeve të fëmijëve të vdekur.

Shumë organizata dhe mjekë inkurajojnë nënat që të ndjekin lëvizjet e bebes në bark nga java e 28-të e shtatzënisë.

Në vend të ndjenjës së vështirësive dhe frikës për shkak të shëndetit të bebes, më së miri është të ndiqet se çfarë ndodh gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

“Shumë femra të cilat kanë ndier rënie të numrit të lëvizjeve dhe goditjeve te bebes në bark kanë pasur shtatzëni të shëndetshme. Më së shumti duhet brengosur kur kjo gjë përsëritet”, thotë dr.Ruth Fretts, asistente në Shkollën e Mjekësisë të Harvardit të Bostonit.

Si të numërohen lëvizjet dhe goditjet e bebes në bark:

– zgjidhni një termin në ditë kur bebja juaj është më aktive, zakonisht pasi që të keni ngrënë zëmër (mesracion) ose racion të lehtë

– kur jeni të sigurt që është e zgjuar, uluni me këmbë të ngritura apo shtrijuni anash dhe filloni t’i numëroni lëvizjet. Lëvizjet, goditjet – të gjitha numërohen. Lemzën mos e numëroni.

– shkruani sa minuta ju janë nevojitur që t’i numëroni dhjetë goditje.

Mesatarisht duhet 10 deri në 15 minuta, mirëpo është e mundshme që të vazhdohet edhe në dy orë.

Shtatzëna me tepricë kilogramësh ndoshta pak më vështirë do t’i hetojë goditjet, thotë dr. Fretts.

Gjithashtu mbani në mend që lëvizja nuk do të jetë ashtu e shpejtë dhe e vërejtshme kur shtatzënia të jetë avancuar, sepse fëmija do të ketë gjithnjë e më pak vend në bark.

Çfarë të bëni nëse jeni të brengosura?

Kërkoni ndihmë nga mjeku juaj nëse është e nevojshme që më shumë se dy orë të numëroni dhjetë goditje.

Testi i reaktivitetit fetal shumë lehtë mund të tregojë rrahjet e zemrës së bebes.

”Ky test mund të tregojë gjendjen e bebes, por jo edhe shkakun e lëvizjeve të rralla”, thotë në vazhdim dr. Fretts.

Ultrazëri mund të ofrojë shpjegime më të hollësishme. Nëse të gjitha testet janë në kufij normalë, edhe më tej numëroni goditjet.

Kërkoni ndihmën e mjekut çdoherë kur vëreni ndonjë problem, ju këshillon në vazhdim dr. Fretts.

Share With:
Translate »
671 Views