KUJDES!/ ‘Momo’, një tjetër lojë si ‘Balena Blu’ po vret fëmijët

Një tjetër lojë virtuale e ngjashme me “Balena Blu” po qarkullon së fundmi. Një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’, i përdorur në këtë lojë të re,  është kthyer ne një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.

Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me kur i jep fund jetes.

Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.

Kjo sfidë që ka futur në ‘rrjetën e saj’ tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me humbjen e jetes se një 12-vjeçareje nga Argjentina.

Autoritetet e Buenos Aires po hetojnë lidhjen mes vdekjes së vajzës dhe kësaj loje të quajtur ‘Momo’.

Sipas mediave botërore, thuhet se 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit .

Autoritetet e shteteve të tjera janë të shqetësuara për dëmet që mund të shkaktojë kjo lojë e re e rrezikshme, pasi vazhdon të qarkullojë në mediat sociale, si Whatsapp.

Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre.

Adoleshentët duket se janë bërë gjithnjë e më të paparashikueshëm në gjetjen e mënyrave të reja për të lënduar fizikisht veten.

Fillimisht nisën të hanin kapsula xheli që përdoren për të larë rrobat. Pastaj filluan të dilnin nga makinat për të kërcyer këngën e re të Drake. Sikur mos të mjaftonte nisën të hidhnin një deodorant të tërë në lëkurë për të parë çfarë ndodhte.

Share With:
Translate »
928 Views