Këto pesë leksione prindërimi nga Beyonce mund të vlejnë edhe për ju

Megjithëse është një nga personazhet më të famshëm në botë, Beyonce është famëkeqe në aspektin e daljeve publike. Intervistat e saj janë të rralla, ndaj kjo është arsyeja se pse gjithë tifozët e muzikës dhe admiruesit e saj nuk e përmbajtën veten kur ajo “pushtoi” kopertinën e Vogue këtë muaj. Ylli i POP-it e hapi veten në një rrëfim intim ku tregoi shumëçka nga vetja! Ajo i mësoi të gjitha grave se si ta duan trupin e tyre pas shtatzënive të vështira, mbi të gjitha se si të jenë mama të mira për fëmijët e tyre.

“Pas lindjes së fëmijës tim të parë(Blue Ivy Carter), unë besoja në gjërat që shoqëria thoshte për mënyrën se si duhet ta shohë trupin tim. Unë bëra presion mbi veten time që të humbasë të gjithë peshën e mbartur nga shtatzënia brenda tre muajve dhe caktova një turne të vogël për t’u siguruar se do të bëja maksimumin…Pas binjakëve, gjërat ishin edhe më ndryshe. Unë isha 98 kilogramë ditën kur lindën Rumin dhe Sir . Isha e fryrë nga toksemia dhe kisha qenë në regjim shtrati për më shumë se një muaj. Shëndeti im dhe shëndeti i foshnjave të mia ishin në rrezik, prandaj isha në seksionin e emergjencës së lindjeve me operacion. Pas lindjes çezariane, thelbi im ndihej ndryshe. Ishte një operacion i madh. Disa nga organet tuaja zhvendosen përkohësisht. Unë nuk jam e sigurt se të gjithë e kuptojnë këtë. Kam nevojë për kohë për t’u shëruar. Gjatë rimëkëmbjes time, i dhashë vetes dashuri dhe vetëkënaqësi, dhe unë përqafova të qenit më e uritur. Kam pranuar atë që trupi im dëshironte të ishte”, rrëfen 36 vjeçarja gjatë intervistës.

Oh, dhe duke folur për prindërimit, Beyonce hoqi disa sekrete të mëdha prindërimi. Pra, lexoni, sepse i kemi përpiluar të gjitha këtu dhe ju do të keni një jetë më të mirë.

1

Kërkoni origjinën tuaj
“Unë vij nga një linjë e marrëdhënieve meshkuj-femra të prishura, ku abuzimi me pushtetin dhe mosbesimi dominonin në këtë raport. Vetëm kur e pashë në mënyrë të qartë këtë fakt unë isha në gjendje t’i zgjidh këto konflikte në marrëdhënien time personale”, u shpreh ajo. Për të gërmuar thellë në të kaluarën, ajo hulumtoi prejardhjen e saj dhe gjeti se ajo rrjedh nga lidhje skllavopronare, ku stërgjyshi i saj u dashurua dhe u martua me një robinjë. Zbulimi mori pak kohë për t’u përpunuar, por sapo ajo e bëri, e kuptoi se ky ishte sinjali “Pse Perëndia më bekoi me binjakët e mi. Energjia mashkullore dhe femërore ishin në gjendje të bashkëjetonin dhe të rriteshin në gjakun tim për herë të parë”. Ajo tani beson se, pasi ka bërë paqe me të kaluarën e saj stërgjyshore, do të jetë në gjendje të “thyejë mallkimet e gjeneratave në familje, ndaj fëmijët do të kenë jetë më pak të komplikuar”.

2

Krijo një botë ku ata mund të shohin vetveten
“Nëna ime më mësoi rëndësinë jo vetëm për t’u parë, por edhe për të parë veten. Si nënë e dy vajzave, është e rëndësishme për mua që ato të shohin veten e tyre shumë në libra, në filma dhe në pasarela. Është e rëndësishme për mua që ato të shohin veten si CEO, si boset e vetes së tyre dhe se ato e dinë se mund të shkruajnë skenarin e jetës së tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, rrëfen Beyonce.

3

Jepini fëmijëve lirinë e tyre 
Ajo flet për rëndësinë e lirisë, jo për faktin është e pakënaqur nëse ajo nuk është e lirë dhe vazhdimisht “përmirësohet, evoluon, ecën përpara, frymëzon, mëson dhe mëson”. Është një liri që ajo dëshiron të kalojë edhe tek fëmijët. “Ata nuk duhet të jenë një lloj i caktuar ose të përshtaten në një kategori të caktuar. Ata nuk duhet të jenë politikisht korrekt, për sa kohë që janë autentikë, të respektueshëm, të mëshirshëm dhe të ndershëm. Ata mund të eksplorojnë çdo fe, të bien në dashuri me çdo lloj race dhe të duan atë që duan vet”.

4

Mësojini të kuptojnë fuqinë e ekzistencës së tyre
Në një pasazh veçanërisht të bukur, Beyoncé thotë se ka përjetuar tradhëti dhe shpërthime zemre në shumë forma, dhe se ajo ka pasur “zhgënjime në partneritete biznesi, si dhe ato personale”, të cilat e kanë lënë “ndjenjën pas dore, gati të humbur dhe të pambrojtur. Por, ajo mësoi se si të “qeshë dhe të qajë dhe të rritet përmes të gjitha ndjesive. “Unë shpresoj që t’i mësojë djalit tim që të mos bjerë viktimë e asaj që interneti thotë se duhet të jetë ose si duhet të duash. Unë dua të krijoj përfaqësime më të mira për të, kështu që atij i lejohet të arrijë potencialin e tij të plotë si njeri dhe t’i mësojë atij se magjia e vërtetë që zotëron në botë është fuqia për të afirmuar ekzistencën e tij”, thekson mbretëresha e POP-it.

5

Rrisni djem që janë emocionalisht inteligjent 
Shoqëria e sotme përqëndrohet shumë në faktin se duhet të heqim dorë nga nocioni i dëmshëm që burrat duhet t’i shuajnë ndjenjat e tyre dhe të ngrenë njerëz shprehës dhe emocionalisht të vetëdijshëm. Beyoncé është plotësisht dakord me këtë. “Unë dua që biri im të dijë se ai mund të jetë i fortë dhe trim, por gjithashtu ai mund të jetë i ndjeshëm dhe i sjellshëm. Unë dua që djali im të ketë një IQ të lartë emocionale, ku ai është i lirë të jetë i kujdesshëm dhe i sinqertë. Është gjithçka që një grua dëshiron tek një njeri, por ne nuk ua mësojmë djemve tanë”.

Share With:
Translate »
576 Views