Tragjedia “Morandi”, familja tre anëtarëshe gjenden të pajetë në rrënoja

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës “Morandi” në Itali. Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur rikuperimin e tre trupave të pajetë të një familje.

Makina në në cilën udhëtonin familja Cecala, bashkëshortët  Cristian dhe Dawna dhe vajza e tyre 9 vjeç Kristal u zbulua gjatë natës në të gdhirë të ditës së sotme, 18 gusht 2018.

Mjeti ishte bllokuar në një bllok çimentojë në rrënojat e urës “Morandi” në Xhenova.

Gjetja e trupave të pajetë të tyre çon në 41 numrin e të vdekurve, nderkohe 2 te tjere nuk jane gjetur ende.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit vijojnë për të katërtën ditë rradhazi.

Ndërkohë sot në orën 11:30, Presidenti italian Sergio Mattarella do të zhvillojë një funeral shtetërore për 18 nga 38 viktimat e shembjes së urës.

Share With:
Translate »
963 Views