Paralajmërimi i mamasë “Mos u mbuloni kurrë me rërë, djali im desh humbi këmbën”

Michael Dumas nuk do ta kishte marrë kurrë me mend se një ditë e kaluar në plazh me miqtë, do të shndërrohej në makthin e tij më të madh. 17-vjeçari amerikan, me origjinë nga Memphis, Tennessee, ndodhej së bashku me një grup vullnetarësh në Pompano Beach, Florida, kur ai dhe tre shokë të tij u infektuan nga ‘’larva migrans cutanea’’, një parazit shumë i rrezikshëm që prek kryesisht qentë e macet, por edhe njerëzit.
‘’Gjithçka nisi më 20 qershor’’- shkruan mamaja e Michael, Kelli Mulhollen Dumas në Facebook. ‘’Michael kishte vendosur të pushonte me disa miq të tij në vijën bregdetare të Florida-s. Tashmë dihet që të rinjtë e moshës së tij kanë dëshirë të argëtohen dhe të luajnë me njëri-tjetrin. Kështu që vendosën ta mbulonin tim bir plotësisht me rërë, pa ditur se ç’rrezik i kanosej nga pas. Kur djali u kthyer në shtëpi, vura re që kishte disa shenja të kuqe në këmbë. Fillimisht nuk u kushtova rëndësi duke menduar se ishin thjesht nga ecja në rërë ose ekspozimi në diell, por kur Michael filloi të ankohej kuptova që diçka nuk po shkonte me të.

legmiha

Kishte temperaturë të lartë, kruajtje të vazhdueshme dhe zona përreth pjesës së përparme të këmbës u inflamua plotëSisht. Shkuam menjëherë në spital dhe pas ekzaminimeve të para, mjekët zbuluan se ai ishte infektuar nga paraziti shumë i rrezikshëm i zonave tropikale, Ancylostomiasis. Michael ka dhimbje të vazhdueshme dhe sipas mjekëve do t’i ketë gjithmonë shenjat në këmbë. Duhet të lahet të paktën një herë në ditë me zbardhues rrobash, në mënyrë që të mund të parandalojë përhapjen e infeksionit. ‘’-përfundon ajo për “Metro.co.uk”. Mamaja amerikane ka hedhur në gjyq Departamentin e shëndetit në Pompano Beach, dhe ka ndërgjegjësuar të gjithë të rinjtë të mos mbulohen me rërë dhe të mbathin gjithmonë diçka ndërsa ecin në plazhe ranore.

Share With:
Translate »
814 Views