Një muaj pasi u bë baba, Reperi Agon Amiga prezanton vogëlushin e familjes

Reperi i “Babastars” Agon Amiga u bë baba i një djali një muaj më parë.

Pas ribashkimit me bashkëshorten e tij Egzona, ata njoftuan se kishte ardhur në jetë vogëlushi i tyre, të cilin vendosën ta quajnë Noel.

Reperi ka prezantuar vogëlushin për ndjekësit e tij  në profilin e tij në “Instagram”, në foton ku duket gishti i tij që shtrëngohet nga dora e djalit.

“Shoku im i ngushtë.”- shkruan reperi Agon Amiga krahas fotos së ëmbël.

Agon Amiga dhe bashkëshortja e tij Egzona bënë publik lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, pak kohë pasi ndanë me ndjekësit edhe lajmin se ishin rikthyer bashkë

Share With:
Translate »
728 Views