Drama e familjes Dervishi në Lushnje, i prenë dritat, vajza me astmë mezi merr frymë

Stela 7 vjeç në fshatin Lekaj të Lushnjes nuk mund të marrë frymë si gjithë të tjerët, pa ndihmën e një aparati.
Ky aparat që lehtëson frymëmarrjen e vajzës që vuan nga astma kronike, nuk funksionon pa energjia elektrike dhe ka 10 ditë që shtëpia e saj nuk furnizohet me të.. Energjia u ndërpre pasi prindërit e Stelës nuk kanë para për të paguar faturat.

Gazetari: Sot e ke vënë aparatin?

Stela: Jo, nuk marr dot frymë pa vënë pompën.

Gazetari: Pse nuk e vure pompën?

Stela: S’kam drita sepse nuk vjen ai xhaxhi , nuk kemi paguar lekët

Familja Dervishi jeton në varfëri ekstreme. Por përpos halleve që s’kanë të sosur ,  pjesëtaret e kësaj familje shqetësohen për fatin e të voglës e cila ka shfaqur probleme të shumta me frymëmarrjen ditët e fundit.

Tefta Dervishi,  nena e Stelës shprehet se nuk ka mundësi financiare për të paguar detyrimet ndaj OSHEE-së. Ajo kërkon të gjendet një mundësi për tia rilidhur energjinë elektrike , që do ti jepte frymë vajzës së saj, e cila përkeqësohet çdo ditë që kalon pa aparatin e saj jetëdhënës.
Familjes Dervishi në fshatin Lekaj nuk i është ofruar asnjëherë ndihme ekonomike pavarësisht skamjes dhe varfërisë ekstreme

Stela: “Unë dua një shtëpi qe te fusim kokën se gjarpri dhe miu del atje”

Ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe OSHEE: Familja ka 10 vjet qe nuk paguan energji elektrike, gjithsesi, i është lidhur energjia elektrike, ndersa po shikojme hapesirat e lidhjes se aktamrreveshjes për pagesa me keste, duke i ndihmuar personalisht edhe stafi yne atje ne Lushnje

Share With:
Translate »
764 Views