Tragjedia e familjes shqiptare në Kanada, humbi burrin dhe djalin në aksident, gruaja bie në koma

Lajmet jo të mira nuk reshtin për familjen shqiptare që u përfshi nga një aksident tragjik në Ontario në fundjavë, ku të vdekur mbetën at e bir.

Gruaja e quajtur, Maralba Metko ka rënë në koma. Dy shqiptarë ishin në mesin e katër njerëzve që humbën jetën në një aksident në Ontario gjatë fundjavës.

Ata janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç. Aksidenti ndodhi pasi mjeti i tyre u përplas me një dre e më pas me një automjet që po vinte përballë. Gruaja e viktimës, Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital me plagë të rënda.

Policia tha se të dielën në ora 10:19, ajo iu përgjigj një aksidenti në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Viktima pati edhe nga automjeti tjetër i përplasur. Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe vajza nëntëvjeçare A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Fatosi punonte si kuzhinier në “Broken Plate Kitchen dhe Bar” në Willow Park prej më shumë se nëntë vjetësh, sipas kolegut të tij Ervin Bushi.

Bushi, i cili ka punuar me të për tetë vjet, tha se Fatosi ishte punëtori më i mirë.
“Nëse i kërkoje ndihmë, ai nuk thoshte kurrë jo… Ai ishte një shembull i mirë për të gjithë punonjësit tanë”, tha Bushi.

Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por, që përfundoi në tragjedi.

Share With:
Translate »
1168 Views