Nisma për fëmijët e Albana Osmanit merr mbështetje nga SHBA

Albana Osmani ka bërë me dije ditën e djeshme se ka udhëtuar drejt SHBA-së. Kjo vizitë ka qenë në shërbim të fondacionit ‘Ti je një Luledielli’ që ajo ka krijuar dhe drejton. Organizata jo-fitmprurëse në fjalë ka arritur të marrë mbështetjen e Departamentit të Shtetit në New York.

Kjo është një arritje e madhe për fondacionin, pasi siç ka bërë me dije vetë Albana, shumë shpejt do të përkthehet në ndihmë dhe kontribut më të madh për fëmijët e sëmurë. E lumtur për arritjen e radhës, moderatorja e njohur shkruan: “Faleminderit Zot. Në gjunjë para teje, përulem me mirënjohje”. Kujtojmë se ‘Ti je një Luledielli’, ka në qendër fëmijët e sëmurë dhe përmasat e saj po rriten çdo ditë duke zgjeruar kontributin në të gjitha trojet shqiptare, por jo vetëm.

Share With:
Translate »
781 Views