Anne Hathaway zbulon në mënyrën më të ëmbël se është në pritje të fëmijës së tretë

Aktorja e njohur amerikane Anne Hathaway ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Lajmi u konfirmua të premten nga përfaqësues të aktores, pasi ajo publikoi një video në Instagram ku shfaq barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

43-vjeçarja pret fëmijën e tretë me bashkëshortin e saj, Adam Shulman, me të cilin është e martuar që prej vitit 2012. Çifti ka tashmë dy djem, Jonathan dhe Jack.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Hathaway shfaqet me një fustan të bardhë, duke zbuluar barkun e saj dhe duke shoqëruar postimin me këngën “Baby, I’m Yours”. Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat e aktores fituese të çmimit Oscar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Share With:
Translate »
3 Views