Gruaja që luftoi me kancerin: Mos u turpëroni kurrë nga një shenjë!

Një grua që triumfoi në betejën me kancerin e gjirit është bërë virale pasi ka publikuar imazhin e fëmijës së saj duke u ushqyer me gji.

Bo Smith nga Texas ka postuar fotografinë me djalin 10 ditësh, James, duke e shoqëruar me shrkimin: “Asnjëherë mos u turpëroni nga një shenjë, ajo tregon vetëm që ishit më i fortë se cdo gjë që provoi t’ju lëndonte.”

Ajo shtoi se nuk mund të shpjegojë se si ndihej kur ushqente me gji fëmijën e saj, pasi humbi një gji gjatë betejës me kancerin. Gjatë asaj periudhë, mjekët i thanë se ndoshta nuk mund të kishte kurrë një fëmijë në krah.

32-vjecarja u diagnostikua me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit të gjirit në vitin 2015. Ndërsa mjekët i dhanë vetëm 40% mundësi për të jetuar edhhe pesë vitet e ardhshme.

Ajo bëri trajtime dhe iu nënshtrua një operacioni ku do hiqte tërësisht gjirin e majtë. Pas dy vitesh mori trajtime që të ngelte shtatzënë dhe ia doli.

Zgjodha ta mbaja gjirin e djathtë nëse një ditë do të kisha mundësinë t’i jepja gji fëmijës sim “Po, e humba gjirin, por kam ende tjetrin për të ushqyer djalin tim. Shenjat nuk janë asgjë më tepër se një histori se ku ke qenë me jetën. Duhet të jesh krenare për to dhe për veten që ia ke dalë mbanë”, përfundoi Bo.

Share With:
Translate »
715 Views