I rritej barku vazhdimisht, gruaja shokohet kur shkon tek doktori

Chloe kishte tre vajza dhe vazhdimisht ëndërronte që të kishte edhe një djalë.

Pasi mbeti shtatzënë, ajo pa që barku po i rritej më shpejt dhe më shumë krahasuar me shtatëzënitë e mëparshme.

Kur shkoi tek doktori, fillimisht ai zbuloi se në barkun e saj ndodhej një fëmi, pastaj të dytin dhe pastaj të tretin, raporton Albeu.com.

“Ishte tronditëse për mua. Kur doktori zbuloi të parin unë e pyeta për gjininë, por pastaj ai zbuloi edhe dy fëmijët e tjerë dhe tani u bëm menjëherë tetë pjestarë në familje nga pesë që ishim”, deklaroi ajo.

Dy prej tre fëmijëve ishin pikërisht djem dhe kjo ia shtoi edhe më tepër gëzimin.

Share With:
Translate »
774 Views