17-vjeçarja shqiptare fiton çmimin e festivalit ndërkombëtar

Inis Neziri është vetëm 17-vjeç, por ka arritur të ketë një karrierë të susksesshme në botën e muzikës.
Ajo filloi të kondonte qëkur mësoi të fliste, por karriera e tij muzikore filloi zyrtarisht kur ishte 12 vjeç. Inisi mori pjesë në garën “Gjeniu I Vogel 5” dhe fitoi çmimin e parë.
Por arritjet e saj nuk mbarojnë këtu. Bukuroshja shqiptare së fundmi ka fituar çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Golden Stag” që u mbajt në Rumani.
Inisi la pas shumë shtete, duke u bërë fituese edhe e çmimit të madh prej 25 mijë eurosh.
“Unë jap jetën time për dashuri” titullohej kënga e artistes së talentuar.
“Deri më tani është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”- u shpreh Inisi pasi mori çmimin e rëndësishëm.
Artistja e re në moshë, por me një pjekuri të madhe artistike ka qenë gjithashtu e ftuar në shumë festivale ndërkombëtare në Ballkan dhe Evropë.

Share With:
Translate »
827 Views