Mashtron ish-të dashurin me djalin e shoqes, i zhvat mijëra paund
Një vajzë është hakmarrë ndaj ish-të dashurit duke e gënjyer se ka një djalë me të. Në fakt, fëmija ishte djali i shoqes së saj të ngushtë.
Tracey Hardy nga Macclesfield i tha ish-të dashurit John se ka qenë shtatzënë dhe mori djalin 5 vjeç të shoqes për ta mashtruar që t’i marrë para. Këtë e konsideronte si hakmarrje pasi ai e la me një mesazh.
John krijoi një marrëdhënie të afërt me vogëlushin Tyler, të cilin e takonte shpesh dhe shpenzoi 15 mijë paund për kujdes, pagesa ligjore dhe për kujdestarinë e tij. Në vitin 2017, ai e raportoi djalin në polici pasi e dinte të humbur.
Historia u transmetua në BBC ku policia hetoi rastin dhe zbuloi se ishte një mashtrim. Tërësisht i zhgënjyer, John tha:“Kjo është gjëja më e keqe që kam përjetuar në jetë”.
Ndërkohë Tracey u dënua për mashtrim me dy vite burg.
