Bulqizë, hyjnë natën në banesë i marrin vajzën 15 vjeçe dhe e kanosin të tërheqë denoncimin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bulqizë.  Mbrëmjen e 5 shtatorit dy persona kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe pasi kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, janë larguar duke marrë me vete vajzën 15 vjeçe.

E ëma. shtetasja H.K ka bërë denoncimin në polici dhe me ta mësuar djemtë e kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia.

Deri tani janë arrestuar në flagrancë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërsa u shpallën në kërkim personat që mbrëmjen e 5 shtatorit kanë hyrë në banesë e kanë marrë vajzën. Ata janë identifikuar me inicialet:  F.T, 30 vjeç, – banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit) – dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje” informoi policia e Bulqizës

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Share With:
Translate »
657 Views