71-vjetori i Sabri Fejzullahut, nusja zbulon surprizën që i bënë nipërit
Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu feston sot 71-vjetorin e lindjes.
Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar nga të afërm, miq, kolegë e fansa, nuk kanë munguar as surprizat.
Ishin familjarët e ngushtë ata të cilët kanë surprizuar Sabri Fejzullahun në këtë ditë të veçantë.
Në imazhet e publikuara nga nusja e tij, Ariana Fejzuallahu, bashkëshortja e Ermalit, shihen nipi dhe mbesat e këngëtarit duke e përqafuar gjyshin.
![]()
Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, festoi 50-vjetorin e karrierës së tij më 16 shkurt.
Sabriu do të kujtohet gjithmonë për hite të pavdekshme si “Shi kur bie në Prishtinë”, “Pranverë në Prishtinë”, “Fshatarja e ime”, etj.
F712E6A9-AE4A-4C9E-BCED-FC27592BC554
Ai do të mbahet mend edhe për disa role të ndryshme në teatër, pa harruar këtu edhe karakterin komik të Sheremetit në vitet e ’80.
F712E6A9-AE4A-4C9E-BCED-FC27592BC554