Historia e trishtë: Njihuni me 10-vjeçarin që shet misra për të blerë librat e shkollës

I veshur me këpucë të grisura, vetëm dhe gjithë ditën në temperatura të larta, Oligerti 10-vjeçar shpreson që dikush të ndalet dhe të blejë një misër që do t’i sjellë pak para në xhepin e tij.

Vogëlushi del në rrugë çdo ditë në orën 8:00 të mëngjesit e kthehet në shtëpi në orën 19:00, duke sfiduar motin e nxehtë, por edhe vetminë që duhet ta shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Kushdo që kalon në aksin Burrel – Tiranë është e pamundur që të mos e ketë parë në rrugë Oligertin, në vendin e quajtur “Ura e Karicës”.

Ai është i mitur, por mundohet që të sigurojë të ardhura për familjen e tij, e mbi të gjitha për veten, pasi pas dy ditësh duhet të shkojë në shkollë.

Gjendja e vështirë ekonomike në familje e ka detyruar këtë të mitur që të mendojë vetë për të siguruar paratë e librave dhe rrobave, që i duhen për vitin e ri shkollor.

Share With:
Translate »
798 Views