Pas ndarjes nga bashkëshorti, nëna beqare merr vendimin serioz për të ardhmen e foshnjes

Nëse ju martoheni dhe keni një fëmijë me dikë, shpresoni që gjërat të zgjasin përgjithmonë, por ndonjëherë planet dalin jashtë parashikimeve.

Një nënë e re ka përhapur debat në rrjete sociale pasi vendosi të ndryshojë emrin e fëmijës sepse bashkëshorti e la.

Ajo përdori një forum për të shpjeguar se do të ketë mbiemrin e vajzërisë pasi i ka dhënë fund martesës. Të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe me vogëlushen 1 vjece.

“Nuk e kuptoj përse ajo do të ketë një mbiemër ndryshe nga unë për të gjithë jetën. Babai i saj ka vendosur të largohet nga ne. Ai më tha se të qënit baba e bën të ndihet i stresuar prandaj ka nevojë të fokusohet tek vetja”,shpjegoi nëna e re.

Në fund shpjegoi se e adhuron faktin e të qënit nënë beqare, por duhet leja e ish-bashkëshortit për të ndryshuar mbiemrin e foshnjës.

Share With:
Translate »
641 Views