Robotët po zëvendësojnë prindërit
Në kopshtin e fëmijëve, 3-vjeçari Seven Kong luan me bashkëmoshatartë por kur shkon në shtëpi ka një mik të veçantë. Ai është një android i vogël me emrin BeanQ.
Ata kalojnë shumë orë së bashku, me Seven që ‘bombardon’ me pyetje të vazhdueshme robotin.
“Çfarë ka BeanQ? A ke ngrënë? Unë dua të shikoj filma vizatimorë!”
Androidi i përgjigjet me fjalë dhe fraza të thjeshta, së bashku me një sërë emoji-sh që shfaqen në një ekran që shërben si fytyra e tij.
Ky robot ka për qëllim të jetë një edukator për fëmijën, duke i hequr një pjesë të barrës prindërve.
“Kur ne jemi shumë të zënë, BeanQ mund të argëtojë fëmijën,”-tha nëna e Seven, Liu Qian nga Pekini.
Pavarësisht ndonjë vështirësie të rrallë në njohjen e zërit, Liu tha se roboti nuk ka asnjë problem të ndërveprojë me 3-vjeçarin.