U hodh para trenit për të mbrojtur jetën e nënës, flet mësuesja

Një mësuese, e cila për pak vdiq teksa po shpëtonte mamanë e saj, u kthye në shtëpi pasi kaloi operacione të shumta.

Katie Wenszell, 28 vjeç, nuk e mendoi dy herë të hidhej para trenit kur një i panjohur shtyu mamanë e saj në hekurudhë muajin e kaluar.

Mësuesja e klasës së tetë, ishte duke udhëtuar me familjen e saj në Atlanta kur ajo u hodh në shina dhe shtyu nënën e saj për të shmangur goditjen nga treni që po afronte.

Ndërsa nëna e saj Susan shpëtoi me lëndime të lehta, Katie nuk ishte në gjendje të largohej para se të vinte treni dhe gati humbi jetën. Ajo tha se nuk kishte frikë për jetën e saj.

“Pashë poshtë dhe kuptova që treni ishte shumë afër, pashë dritën dhe vetëm po mendoja ‘duhet ta shpëtoj mamanë’ dhe u hodha”, tha ajo për Inside Edition. “Gjithçka që mund të kujtoj është që u hodha për të shpëtuar mamanë time”.

Tashmë, pasi kaloi pesë javë në spital ku iu nënshtrua pesë operacioneve, përfshirë prerjen e këmbës dhe rindërtim të fytyrës, Katie është kthyer në shtëpinë e saj.

Share With:
Translate »
907 Views