Blerina ndan videon e vajzës duke u kujdesur për fermën, të jetë kaq i bukur fshati?
E kemi dëgjuar shpesh frazën “Sa i bukur është fshati”. Por vetëm ata që jetojnë në fshat, e dinë se pas bukurisë së tij fshihet gjithë ajo punë sipas stinëve më të cilën ndodhesh.
Dietologia e famshme, Blerina Bombaj ka zgjedhur të jetojë në fshatin Domje. Jo vetëm kaq por atje ajo ka ngritur fermën dhe restorantin e saj të fundjavës. Ndërsa shpesh publikon këshilla, momente nga jeta e përditshme, sot ka ndarë një video të së bijës ku Blerina shkruan:
“Personalisht, kjo pamje qe mund te gjendet vetem ne fshat, me kenaq shpirtin, femija meson te ndihmoje gjyshen ♥️”
Sa bukuri ka fshati apo jo?/Kids’ Time