Sherr mes mamasë së Oriolës dhe Viola Spiros, kjo është arsyeja

Njëra modele e tjetra moderatore, Oriola Marashi dhe Viola Spiro janë padyshim dy prej femrave më të njohura e më të komentuara të showbizit shqiptar, të cilat kanë mbledhur një numër të madh fansash në Instagram.

Gjithçka rreth tyre përbën interes për publikun dhe kësaj here vëmendja e shqiptarëve nuk ka mbetur vetëm tek vajzat, por ka kaluar edhe tek mamatë e tyre, të cilat së fundmi kanë nisur një debat virtual me njëra-tjetrën.

Teksa mamaja e Oriolës, Xhoi Jakaj, kishte publikuar në profilin e saj në Facebook një poezi, mamaja e Violës, Brunilda Spiro, nuk ka vonuar ta komentojë. Ajo i ka vënë në dukje Xhoit se poezia e saj kishte ngjashmërinë e madhe me poezinë “Kristal” të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Te pershendes Xhoi dhe te pergezoj qe e do kaq shume poezine, sa pershtat kaq mire dhe vargjet e poetit dhe shkrimtarit tone me te mire, Ismail Kadare! Nje studiues i Kritikes se Re Letrare, ka shkruar dicka qe e verteton kaq bukur ti me kete poezi, gjithcka eshte thene, keshtu qe mendoj se imitimi apo pershtatja na ka mbetur, meqe kjo pjese qe fati yne!”- ka shkruar mamaja e Violës, kritika e të cilës nuk është pritur fort mirë nga Xhoi, mamaje e Oriolës.

“Poezia eshte e imja e dashur Bruna, madje as lexuar nuk e kisha kte poezi te kadares. Fati do ndoshta qe delli im ne poezi po iken drejt atij dhe vjen ne formen time, te pershendes dhe se kuptova ishte thumb apo kompliment por si do te jete per mua nuk ka problem, ty te respektoj se nje tjetri si kthej pergjigje fare.”- ka replikuar mamaja e Oriolës, e cila sërish ka marrë një përgjigje nga Brunilda.

“Xhoi miqte qe te duan te thone te verteten, te tjeret lajka te bejne. Ti me njeh mua, prandaj me ke mbrojtur, nese kam patur nevoje se une nuk kam frike nga askush, pasi jo vetem di te mbrohem mire, por asgje nuk me kercenon. Detyra ime eshte te bej kritiken letrare, se per kritike kam studiuar, pavaresisht qe me ke njohur si mesuese e gjuhes e letersise. Te kam shume xhan per gjithcka te bukur e te vlefshme qe ke bere ne karrieren tende dhe e them m sinqeritet, jo se jam dikush qe vlen mendimi kaq shume, por jo te gjitha gjerat qe kemi qofte dhe deshire te paster mundemi t’ i bejme. Me fal, por guxova une dhe poetja, redaktorja dhe perkthyesja e njohur Ana Kove te te themi te verteten .”- e ka mbyllur mamaja e Violës, duke publikuar më pas edhe dy poezitë të bashkangjitura.

Share With:
Translate »
1020 Views