“Mos harro kur t’i vidhja patatet e skuqura”, urimi i Julit për të vëllain do t’ju shkrijë së qeshuri

Jul Deda është një nga aktorët më të dashur për publikun dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale. Pikërisht aty, Juli i ka uruar sot ditëlindjen vëllait të tij të vogël, Marios. Aktori ka postuar një foto të fëmijërisë ku shfaqet me vëllain, por urimi i ditëlindjes i ka bërë të gjithë të qeshin.

“U rrit vellai i vogel. U befsh 100 vjeç Mario. Mos i harro asnjehere ato kohet e bukura kur te genjeja qe ti te ktheje koken nga ana tjeter per te te “vjedhur” patatet e skuqura qe kishe ne pjate. Mos i harro se mund te te ndodh edhe sot. Të dua vella”, shkruan Juli.

Mes urimeve të shumta në hapësirën e komenteve dallon edhe urimi i mamasë së tyre, Rozi. “Juli tu befte vëllai 100 vjec ju ka mama dy çunat ma te mire ne bote ju duam shume zemrat e mia puth fort”, shkruan ajo.

Share With:
Translate »
1016 Views