Sot ndër këngëtaret më të suksesshme, Ronela Hajati tregon se si e tallnin shokët në shkollë
Sot është një vajzë e bukur, e talentuar, e suksesshme dhe mjaft energjike. Teksa e shikon në skenë, mendon se ajo ka qenë gjithmonë e tillë. Mirëpo, e ftuar sonte në emisionin “Mos i fol shoferit”, Ronela Hajati ka treguar se kur ishte në shkollë ishte vajza tipike që mësonte shumë dhe që qëndronte në bankë të parë. Deri këtu duket çdo gjë në rregull, deri sa vinte ora e muzikës dhe Ronela për 8 vite me radhë këndonte të njëjtën këngë dhe shokët e klasës talleshin me të. Ajo sot është shumë e lumtur që e ka bërë këtë gjë.

“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës. Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Kam qenë shumë e veçuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja, ‘Zyshe mund të dal të këndoj një këngë?’ Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja. Në gjimnaz vazhdoja mësoja dhe nuk dija asgjë tjetër nga kjo botë”,-ka treguar Ronela.