Njihuni me foshnjën që kërcen në tub me nënën

Edhe pse mbeti shtatzënë, një kërcimtare vazhdoi të ushtrojë lëvizjet në tub dhe u tërhoq në dy javët e fundit para se të lindte foshnjën.

Tani Anna Klimenkova po tërheq vëmendje të madhe me kërcimin e saj me djalin e vogël Vasiliy.

24-vjeçarja është kthyer pas gati dy muajsh. Anna thotë se merr djalin në stërvitje pasi duhet ta ushqejë dhe nuk ka kush të kujdeset për të.

Kështu ka krijuar disa teknika të reja ku me njërën dorë mban tubin dhe me tjetrën djalin.

“Do thoja që djali im filloi të mësohet me kërcimin në tub para se të lindë. Kur zbulova se isha shtatzënë, unë vendosa të vazhdoj të ushtrohem. E fillova kur ai u bë një muajsh e gjysmë dhe e marr me vete pasi duhet ta ushqej. Unë jam e lumtur, Vasiliy është i lumtur dhe të gjithë miqtë tanë që e shohin mendojnë që është diçka e lezetshme dhe komike”, tha ajo për Dailymail.

Shoqata Globale e Federatës së Sporteve Ndërkombëtare i ka dhënë statusin kërcimit në tub që të njihet si sport në të gjithë botën.

Share With:
Translate »
654 Views