Zbret nga autobusi, përplaset 11- vjeçari
Një i mitur është përplasur nga një automjet, sapo ka zbritur nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bërdicë në rrugën Shkodër- Velipojë. Sipas policisë fëmija i plagosur është i mituri me inicialet E.R.
Mësohet se fëmija është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar edhe shoferin e mjetit, një 31-vjeçar me iniciale H.M.
“Më date 26.10.2018, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues nē fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobuzi.
Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.