Pinguinët homoseksualë bëhen prindër
Një çift pinguinësh homoseksualë janë bërë prindër.
Pinguinet, Sphen dhe Magic, ngrohën vezën në një akuarium në Sidnei të Australisë.
Pinguini i vogël nuk ka ende një emër dhe lindi të enjten, 19 tetor, dhe peshon vetëm 91 gram.
Stafi i akuariumit njoftoi lajmin në një postim në Twitter: “Lindur të enjten më 19 tetor në orën 17:46 vetëm 91 gram. Të dy baballarët janë mirë dhe e duan shumë të voglin e tyre.”
Sphengic, siç quhen të dy së bashku, morën vezën nga një çift tjetër pinguinësh.
Sphen dhe Magic filluan të zhvillonin një lidhje të fortë dhe u bënë të pandashme përpara sezonit të mbarështimit, sipas stafit në Sea Life Aquarium.
Vizitorët shpesh vërenin Sphengic që shkon përreth dhe notonin së bashku, prandaj konsideroheshin si prindër të ardhshëm të përshtatshëm.