Kanye West i kërkon 7-të fëmijë, Kim Kardashian e kërcënuar
Teksa po bisedonte me mamanë dhe motrat e saj, Kim është shprehur e shqetësuar nga fakti se Kanye West do 7-të fëmijë dhe që tani kërkon që ata të bëjnë të 4-tin sërish në mënyrë surrogate.
Sipërmarrësja e famshme ndihet e kërcënuar nga bashkëshorti i saj dhe nuk po arrin dot ta bindë se është e pamundur që ata të kenë kaq shumë fëmijë.
Krahas faktit se është shumë e ngarkuar me punë, 38-vjeçarja mendon se SHBA-ja është një vend i pasigurt për të rritur kaq shumë fëmijë. Derisa ligjet të kenë peshën e tyre, dhe të kontrollohet liria për armëmbajtje ajo nuk dëshiron të ketë më fëmijë të tjerë.