Së shpejti nënë e 5 vajzave, aktorja meksikane zbulon emrat e binjakeve

Aktorja meksikane Jacqueline Bracamontes është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo është nënë e tre vajzave mjaft të ëmbla dhe shumë shpejt pritet të sjellë në jetë binjake.

Shtatzënia e saj ka ecur mjaft mirë dhe këtë e ka zbuluar aktorja nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’. Në foto ajo shfaqet me bikini dhe ajo që bie më shumë në sy, është barku i fryrë.
“Për të gjithë ata që më pyesin se si po më shkon shtatzënia”, shkruan aktorja krahas fotos.
Por përpos kësaj, Jacqueline ka treguar se më në fund ka vendosur edhe si do i quajë vogëlushet. Aktorja shkruan se njëra nga vajzat do të quhet Emilia dhe tjetra Paula. Dy emra tipik meksikanë.

Share With:
Translate »
775 Views