Albinëve iu priten gjymtyrët për magji, konsiderohen si fantazma

Katër fëmijët albinë nga Tanzania, që kishin humbur gjymtyrët , gishtat dhe dhëmbët gjatë një sulmi të bërë nga njerëzit që besojnë në bestyni, udhëtuan drejt SHBA-së, për tu pajisur me proteza.Fëmijët e moshës 7, 14, 15 dhe 16 u trajtuan në  një spital fëmijësh në Filadelfia.

Albinëve iu prenë gjymtyrët e trupit, sepse besohet se ato janë shumë të çmuara për magji, e për pasojë shiten në treg me një çmim të lartë.   Njerëzit besëtytë, besojnë se albinët janë fantazma që sjellin fat të keq. Tashmë fëmijët e shpëtuar janë strehuar në një organizatë me seli në Nju Jork, e cila i ka ndihmuar ata që të kurohen dhe shpëtohen nga agresorët.

Elissa Montanti, drejtuesja e organizatës tha:-“Kur ata erdhën këtu, kishin humbur shumë. Kishin humbur pjesë të trupit dhe një pjesë të dinjitetit”.

Albinizmi është një  çrregullim i lindur që shkakton mungesë pigmenti në lëkurë, në flokë dhe në sy. Nga viti 2000-2015, në Tanzani janë vrarë të paktën 75 albinë. /GSH/

Share With:
Translate »
1042 Views