Prifti merr detyrën me një “Porsche” luksoz i tërhequr nga fëmijët
Një prift famullitar i sapo emëruar është akuzuar për përdorimin e postit të tij për një shfaqje “të shkujdesur” publike, gjatë së cilës fëmijët janë parë duke tërhequr një Porsche. Rasti është regjistruar në rrugët e një qyteti maltez.
Fr John Sultana, i cili këtë javë u emërua famullitar i ri për komunitetin Gozitan, Maltë, u nderua me një paradë tradicionale nga ndjekësit lokalë.
Sidoqoftë, përdorimi i një automjeti tepër luksoz nga prifti dhe mënyra në të cilën u njoftua në rolin e tij të ri, ka tërhequr kritika të shumta.
Prifti katolik ka gjetur një aleat në këshilltarin lokal Sandra Grech, i cili mbrojti Fr Sultanën, duke shtuar se “festa unike”, u mirëprit nga të gjithë në qytet.
Megjithatë, gëzimi nuk është ndarë nga njerëzit në internet. Ndërsa ngjarja është shpjeguar si një traditë, komentatorët kanë hedhur poshtë përdorimin e veturës, si dhe faktin që fëmijët janë filmuar duke e tërhequr atë.
Best part? Video's been removed. pic.twitter.com/lLZKVqrIrv
— Claire Caruana (@ClaireCaruana) November 13, 2018