Harry Potter, shifra marramendëse që fiton JK Rowling në një ditë
“Forbes” po azhurnon listën e pasurisë së të famshmëve dhe mes tyre është edhe JK Rowling. Autorja e “Harry Potter” ka një llogari bankare prej rreth 541 milionë euro.
“Cosmopolitan” bëri llogaritë dhe rezulton se në një muaj JK Rowling fiton rreth 7 milionë euro, ose 230 mijë në ditë.
Duhet të ishin më shumë në fakt, por shkrimtarja ka një zemër të madhe dhe ka dhënë 124 milionë euro për bamirësi.